Të gjithë të burgosurit e infektuar në Kosovë mposhtin Coronavirusin

Të gjithë të burgosurit e infektuar në Kosovë mposhtin Coronavirusin

Janë shëruar të gjithë personat e burgosur të cilët kanë qenë të infektuar me Coronavirus deri më sot, transmeton Insajderi.

Katër prej këtyre të burgosurve që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, pas ritestimeve kanë dalë negativë.

“Që nga fillimi i pandemisë kemi pasur gjashtë të burgosur të infektuar me koronavirus. Katër nga të burgosurit kanë qenë duke u trajtuar deri këto ditët e fundit dhe tani janë zyrtarisht të shëruar. Në pjesën e të burgosurve nuk kemi më të infektuar”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Ndërkohë, në trajtim janë tetë zyrtarë korrektues, e që sipas Gashit, gjendja e tyre po shkon drejt stabilizimit.

“Te stafi korrektues i kemi pasur 49 zyrtarë, aktualisht janë tetë të infektuar e që gjendja e tyre shëndetësore është duke shkuar drejt stabilizimit”, ka deklaruar Gashi. /Insajderi.com