“Të hapet tërësisht pika kufitare me Shqipërinë” – Kërkesa e Dardan Molliqajt për interpelancë në Kuvend

“Të hapet tërësisht pika kufitare me Shqipërinë” – Kërkesa e Dardan Molliqajt për interpelancë në Kuvend

Grupit i Deputetëve të Pavarur ka proceduar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për të hapur tërësisht pikat e kontrollit kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Dardan Mulliqaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka bashkangjitur edhe dokumentin.

Sipas këtij dokumenti parashihet që të hapen tërësisht pikat e kontrollit për hyrjen/daljen e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në pikat kufitare si Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.

Kjo kërkesë parasheh që të hiqet detyrimi për qytetarët e të dy shteteve për të udhëtuar me letërnjoftim dhe pasaporta.

“Rezolutë për hapjen e tërësishme të pikave të kontrollit kufitar me Shqipërisë. Sot, në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur, procedova në Kuvend rezolutën për hapjen e tërësishme të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve në mes të dy shteteve tona”, ka shkruar Molliqaj.