Të hënën më shumë informacion për rastin e Salih Mustafës

Të hënën më shumë informacion për rastin e Salih Mustafës

Të hënën në Hagë, Prokuroria e Specializuar e Kosovës do të mbajë konferencë për rastin e Salih Mustafës, i arrestuar me urdhërarrest nga Dhomat e Specializuara.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00.

Në paraqitjen e tij të parë të 28 shtator para gjykatësit të Speciales, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm. /Insajderi.com