Pas protestës të së shtunës para Qendrës së Paraburgimit në Prizren, aty ku vdiq aktivisti i" />

Të hënën vazhdojnë protestat në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

Të hënën vazhdojnë protestat në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

Pas protestës të së shtunës para Qendrës së Paraburgimit në Prizren, aty ku vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, për të hënën është paralajmëruar protestë tjetër në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë prej orës 12:00.

Sipas një njoftimi në facebook, kësaj proteste pritet t’i bashkohen një numër i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë të ndryshëm nën moton #DrejtësiPërAstritin

“Në mbështetje të protestës të së hënës #DrejtësiPërAstritin kanë dalë shumë organizata të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë, publicistë dhe artistë të cilët besojnë që drejtësia duhet të shkojë në vend”, thuhet në njoftim./Insajderi.com

Kjo është lista e përkrahësve:

ARTPOLIS

Adriatik Kelmendi – Gazetar

Agon Maliqi – Publicist

Ardian Gola – Profesor

Avni Zogiani – Aktivist i shoqërisë civile

Ardiana Shala – Psikologe

Besa Luzha – Aktiviste e shoqërisë civile

Besa Luci – Publiciste

Bekim Lumi – Artist

Besa Neziri – Artiste

Dukagjin Pupovci- Ekspert i Arsimit

Eli Gashi – Aktiviste e shoqërisë civile

Eliza Hoxha – Arkitekte

Flaka Surroi – Publiciste

Florina Duli – Aktiviste e shoqërisë civile

Grupi i Pavarur i Qytetarisë Aktive “Tjetërqysh” – Mitrovicë

Ilir Bajri – Artist

Imer Mushkolaj – Gazetar

Ismet Kryezi – Aktivist i shoqërisë civile

Instituti për Kritikë dhe Emancipim

Kosova’s Organization of Medical Students

Klubi Politik i Studentëve

Leonora Shabani – Bajraktari – Aktiviste e shoqërisë civile

Lëvizja Studentore për Barazi: Studim Kritikë Veprim

Luljeta Demolli – Aktiviste e shoqërisë civile

Rilind Gërvalla – Gazetar

Rron Gjinovci – Aktivist i shoqërisë civile

Samir Potera – Media

Shqipe Gjocaj – Aktiviste e shoqërisë civile

Valbona Bajrami – Aktiviste e shoqërisë civile

Valdete Idrizi- Aktiviste e shoqërisë civile

Vesë Kelmendi – Aktiviste e shoqërisë civile

Visare Aliu – Artiste

Edhe besa shahini analiste politike

Youth Initiative for Human Rights