Të jesh mysliman në epokën e globalizmit

Akademiku filozof dhe shkrimtar nga Zvicra por me origjinë nga Egjipti, Tariq Ramadan, jep një shpjegim mbi atë se si është të jesh mysliman në epokën e globalizmit.

Të jesh mysliman në epokën e globalizmit

Në çdo rast të mundshëm, të jesh mysliman në shoqëritë me shumicë myslimane në lindje apo me pakicë myslimane në perëndim është bërë sinonim i mprehtë me tension e mosbesim, madje me konflikte edhe me luftë.

Kjo është kthyer në fenomen global, është një normë e re me pasoja të thella për marrëdhëniet ndër shoqërore, po ashtu edhe për politikën dhe retorikën e saj në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vështirë se kalon një javë pa ngritjen e “Çështjes myslimane” përmes një polemike lokale, konflikti rajonal apo debati kombëtar lidhur me dhunën, ekstremizmin apo literalizmin. Ashtu siç ngrihen polemika edhe ardhjen në pushtet të partive islamike në Tunizi, Marok dhe Egjipt (vite pas fitores elektorale në Palestinë).

Islami përtej interpretimeve ekstremiste, literaliste apo politike është bërë një problem; globalizimi i informacionit krijon një shtet që përhapet anembanë botës dhe që unifikon mendjen dhe e gjitha kjo për të legjitimuar dyshimin, mosbesimin madje edhe stigmatizimin. Ndërsa nga ana tjetër, në palën myslimane, globalizimi i prek këto vende duke i çuar në reagime mbrojtëse që variojnë nga ndjesia e viktimizimit e deri në agresivitetet të pakontrollueshëm.

Me pak fjalë, këto janë kohë të vështira për myslimanët të cilët duhet të përballen me sfida të shumta, si në nivele lokal ashtu edhe në shkallë globale.
Informacioni mediatik ka krijuar një rrëmujë e konfuzion ngado saqë është e pamundur të deshifrohet apo të analizohet ky informacion.

FIFA (institucioni botëror i futbollit) më në fund pranoi shamitë në sport por Franca i refuzoi ato menjëherë. Demonstratat kundër Sheriatit filluan në rrugët e Londrës, ashtu siç bënë protesta kundra saj edhe në ShBA; katër këshilltarë francezë u pushuan në një kamp pse agjëronin Ramazanin, pastaj u ripunësuan.

Në Holandë myslimanët u përballën me fyerje të drejtpërdrejta ku të gjitha këto u përforcuan nga mbulimi mediatik dhe interneti. Kështu jehoi ngritja e islamit politik e kryengritjet Arabe, si lufta e ndezur në Siri, çështja Izraelito-Palestineze, tensionet midis Sunive dhe Shi’ive, incidentet e vrasjes me gurë në Malin verior nga literalistët Selefistë, ringjallja e thirrjeve për të qenë më strikt në zbatimin e Islamit në Pakistan dhe Malajzi si dhe mbi monarkitë e naftës.

Por nuk pati asnjë vështrim mbi represionin e vazhdueshëm kundër myslimanëve në Kinë dhe tani në Burma, si dhe tensionet ndër-fetare në vendet e shumta afrikane dhe aziatike. Një vështrimi i thjeshtë ndaj shteteve botërore dhe shoqërive që e përbëjnë atë na përball neve me çështjen e Islamit. Ajo është në zemër të bashkëjetesës fetare dhe qëndron në marrëdhëniet mes qytetërimeve, të sekularizmit, të zgjedhjeve dhe modeleve ideologjike të strukturave shtetërore, në lidhjet midis kulturave rajonale dhe globalizimit, në shoqëritë civile dhe të ardhmes së tyre si dhe në statusin e grave dhe qytetarëve.

Kjo çështje nuk mund të evitohet, çdo qenie njerëzore e përgjegjshme përballet tani me çështjen e Islamit ndaj duhet të shikojë provat, të nxjerrë përfundime dhe të mbajë një qëndrim. Lobe të fuqishme dhe grupe interesi kanë shumë për të fituar nga mbajtja e presionit ideologjik ndaj mediave, me qëllim të transformojë Islamin dhe ta paraqesë si kërcënim dhe myslimanët ti nxjerrë si qenie-hije dhe të rrezikshëm.

Na duhet vetëm të rikujtojmë fjalët e David Yerushalmit (nxitësi i fushatës anti Islame në ShBA) ku thekson: Edhe nëse dështon përpjekja për kalimin e legjislacionit anti-Sheriat, më e rëndësishmja është të krijojmë një lëvizje. Të mbjellim farën e polemikave dhe të bindim qytetarin mesatar se Islami është një kërcënim për të.

Dështimi i fushatës anti Islam mund të kthehet në një sukses thjesht në sajë të zhurmës që krijon. E njëjta logjikë i bashkon populistët e shumë vendeve të cilët shënjestrojnë me kujdes fushatat mediatike që operojnë në mbulimin e vendeve me shumicë myslimane./fryma.org