
Dita e martë do të jetë shumë me rëndësi për Interin dhe mbështetësit e kësaj skuadre anë e mbanë botës, sepse mbrojtësi i krahut të Real Madrid, do të fluturoj në qytetin e Milanos për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës me skuadrën zi-kaltër.
Sky Italia shkruan që kontrata do ti ofrohet për 5 vjet me nga 5 milionë euro në sezon.
Të hënën deri në mbrëmje do të përcaktohen detajet e fundit të Inter me Real Madrid për pagesën e marokenit që dy sezonet e fundit luajti si huazim te ekipi gjerman Borussia Dortmund.
40 milionë euro plus 5 milionë bonos mendohet që do ti jap Inter për 21 vjeçarin.
Këtë sezon, Hakimi me Dortmund i ka zhvilluar 45 ndeshje në gjitha garat, ndonëse mbrojtës i djathtë, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime.
Insajderi.com