Të martën protestë kundër uzurpimit të vendeve të grantuara në Kuvend

Të martën protestë kundër uzurpimit të vendeve të grantuara në Kuvend

Partia boshnjake “Iniviativa Jonë” ka organizuar protestë të martën kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvend, njofton Insajderi.

Sipas tyre kjo ka ardhur si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021.

“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, thuhet në njoftimin e tyre.

Protesta mbahet nesër, më dy mars 2021, me fillim nga ora 12:00 në Prishtinë. Nisja fillon nga Hotel Grand drejt shesheve “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë”, dhe “Skënderbeu”, ku më pas do të ndalën para Kuvendit të Kosovës.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit që t’i respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19 (maskat dhe distanca sociale obligative)! Për shkak të situatës epidemiologjike numri i pjesëmarrësve do të jetë deri në 50 persona!”, thuhet më tej. /Insajderi.com