Të mbijetuarit e Holokaustit përdorin mediat sociale për të luftuar antisemitizmin

Të mbijetuarit e Holokaustit përdorin mediat sociale për të luftuar antisemitizmin
Burimi i fotografisë: AP Photo/Jens Meyer

Të alarmuar nga një rritje e antisemitizmit në internet gjatë pandemisë, shoqëruar me studime që tregojnë se brezat e rinj nuk kanë njohuri as bazike për gjenocidin nazist, të mbijetuarit e Holokaustit po përdorin mediat sociale për të ndarë përvojat e tyre se si gjuha e urrejtjes hapi rrugën për vrasje masive, shkruan AP, transmeton Insajderi.

Me mesazhe të shkurtra në formë të videos që rrëfejnë historitë e tyre, pjesëmarrësit në fushatën #ItStartedWithWords (Filloi me fjalë) shpresojnë të edukojnë njerëzit se si nazistët filluan një fushatë tinëzare për të çnjerëzuar dhe margjinalizuar hebrenjtë – vite para se kampet e vdekjes të ishin krijuar për të kryer vrasje në shkallë industriale.

Postimet përfshijnë një lidhje në një faqe në internet me më shumë dëshmi dhe materiale mësimore. /Insajderi.com