Të mërkurën pritet të publikohet aktgjykimi i plotë për Qeverinë Hoti

Të mërkurën pritet të publikohet aktgjykimi i plotë për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet që të mërkurën ta publikojë të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri tashmë në detyrë, Avdullah Hoti.

Më 21 dhjetor, 2020, Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [zgjedhja e qeverisë] të Kushtetutës sepse qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”, prej një vit e tre muaj burgim.

Palët në këtë rast janë Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës dhe partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

Tekstin e plotë e gjeni në Radio Evropa e Lirë./Insajderi.com