Të mërkurën seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Të mërkurën seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, do të mbahet të mërkurën, 18 nëntor në orën 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë, transmeton Insajderi.

Gjykatësi i procedurës paraprake ftoi të katër të akuzuarit në rast – Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, si dhe avokatët e tyre mbrojtës për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Në Rregullorën e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”. /Insajderi.com