Të pakënaqur me koeficientin për pagat edhe punëtorët e Doganës së Kosovës

Të pakënaqur me koeficientin për pagat edhe punëtorët e Doganës së Kosovës

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, sot po mban Kuvendin e jashtëzakonshëm ku po diskutohen pakënaqësitë e punonjësve sa i përket koeficienteve të pagesës së paraparë në Draft Ligjin për Paga dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganor në Amendamentit e dt.29.01.2019 të Ligjit mbi Zyrtarin Publik.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga sindikata e këtij institucioni, sipas të cilit shumë shpejt pritet të vendoset për një veprim të mundshëm për shprehje të pakënaqësive.

“Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshëm me i radikalizumar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndërmerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të këtyre veprimeve do të ju mbajmë të njoftuar” thuhet në njoftim.