Të paktën 11 të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Siri, në mesin e tyre edhe fëmijë

Të paktën 11 të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Siri, në mesin e tyre edhe fëmijë

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të një bombe në Siri

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të enjten në Afrini ku bomba ishte vendosur në një makinë. Sipas raportimeve të vrarë janë përgjithësisht civilë por ka edhe fëmijë mes tyre.

Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kujtojmë që Afrini është një qytet ku nodhet në veri të Aleppos, në kufi me Turqinë.

Afrini vitin e kaluar u mor nga rebelët të cilët të mbështetur nga Turqia luftuan kundër kurdëve.