Të paktën 70 të vrarë pas sulmit kimik në Douma të Sirisë

Të paktën 70 të vrarë pas sulmit kimik në Douma të Sirisë

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sylmi të dyshuar kimik në Douma të Sirisë.

Douma është qyteti i fundit i mbajtur me rebel në Ghouta Lindore theksojnë mjekët për mediat e huaja.

Sipas forcave shpëtimtare vullnetare të ashtuquajtura Helmetat e bardha, numri i viktimave pritet të rritet ku shumica prej tyre janë fëmijë.

Qeveria siriane i ka quajtur trillime, akuzat ndaj tyre për sulm kimik të mundshëm ndaj civilëve.