Nevada në Las Vegas është vënë nën kritika së fundmi pas pupblikimit të një strehe për njerëzit pa shtëpi duke i vendosur të flenë në një parking " />

Të pastrehët në Las Vegas caktohen të flenë 2m larg në parkingun e qendrës tregtare

Të pastrehët në Las Vegas caktohen të flenë 2m larg në parkingun e qendrës tregtare

Nevada në Las Vegas është vënë nën kritika së fundmi pas pupblikimit të një strehe për njerëzit pa shtëpi duke i vendosur të flenë në një parking për të respektuar distancimin shoqëror.

Kjo u bë pasi një prej tyre që flinte në strehën e kishe katolike rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri çka shkaktoi mbylljen e saj.

Sipas CNN, rreth 500 të pastrehë kanë mbetur jashtë në kohën e karantinës së epidemisë dhe bashkia është detyruar t’i vendosë në parkingun e qendrës Cashman Centre.

Përfaqësuesi i bashkisë së City of Las Vegas, David Riggleman, tha: “Ishte shumë e vështirë t’ipastronim e dezinfektonim kështu që përdorëm këtë hapësirë për t’i mbajtur të sigurtë.”

Imazhet e postuara në rrjetet sociale sollën reagime përçmuese nga shumë qytetarë.