Të premten mbahet konferenca e radhës ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Të premten mbahet konferenca e radhës ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale në Hagë, do të mbahet të premten e 30 prillit nga ora 11:00, transmeton Insajderi.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Nicholas Guillou, konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt.

Këta të fundit akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”, ndërsa po vazhdojnë të mbahen në paraburgim. /Insajderi.com