Të premten seanca e radhës për Gucatin dhe Haradinajn

Të premten seanca e radhës për Gucatin dhe Haradinajn

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë njoftuar se seanca e radhës për rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj është caktuar që të mbahet të premten e 28 majit, duke filluar nga ora 11:00, shkruan Insajderi.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, është udhëheqësi i kësaj seance dhe nga ai është kërkuar që mbrojtja dhe Prokuroria e Specializuar të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim më së largu deri të mërkurën në orën 16:00.

Kjo është konferenca e pestë me radhë që mbahet lidhur me ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Drejtuesit Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në paraburgim që nga viti i kaluar. Ata u arrestuan më 14 dhjetor të vitit 2020, derisa mbi ta rëndojnë akuza që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë./Insajderi.com