Të premten Hoti raporton para deputeteve për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë për dialogun.

Të premten Hoti raporton para deputeteve për dialogun

Të premten kryeministri, Avdullah Hoti,  ka kërkuar të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do  të raportonte para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në kërkesën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Avdulah Hoti, kërkohet nga Vjosa Osmani që të mundësohet seanca e Kuvendit të Kosovës

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është zhbllokuar pas disa viteve mungesë diskutimi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç shihet në dokument seanca do të mbahet të premten në ora 12:00, njofton Insajderi.com

Rendi i ditës  parasheh që të informohen deputetët për dialogun.

Dialogu do të vazhdojë edhe më tutje, tashmë Qeveria ka emëruar edhe Koordinatorin për dialogun që do të jetë, Skender Hyseni. /Insajderi.com/