Të qenit mbret nuk është në listën e prioriteteve për Princin William

Të qenit mbret nuk është në listën e prioriteteve për Princin William

Princi William është një nga anëtarët më të dashur të familjes mbretërore britanike, pasi shumë presin ditën kur ai merr fronin.

Sidoqoftë, vetë Duka i Kembrixhit nuk është shumë i etur për ta bërë atë siç u zbulua nga vetë princi gjatë një interviste të mëparshme, shkruan Geo Tv, transmeton Insajderi.

Duke folur me korrespodentin mbretëror Nicholas Witchell, William pranoi që të qenit mbret është shumë larg në listën e tij të prioriteteve.

“Nuk mbes natën pa gjumë duke pritur dhe menduar për këtë titull, sepse fatkeqësisht do të thotë që familja ime nuk janë më dhe nuk e dua atë gjë”, tha Princi.

“Mendoj se me kalimin e kohës familja mbretërore duhet të modernizohet që të vazhdojë të jetë relevantë. Kjo është sfida për mua – si mund ta bëjë familjen mbretërore të jetë relevante edhe pas 10 vjetësh?”, vazhdoi ai.

Edhe para pranimit të tij, ngurrimi i Princit William për të nxjerrë në pah statusin e tij mbretëror ishte diçka për të cilën ai njihej.

Gjatë ditëve të para të lidhjes me Kate Middleton, William nuk i pëlqente të merrte trajtimin mbretëror.

Gazetari Mbretëror, Robert Johnson tha: “Atij nuk i pëlqen të quhet ‘Lartësia e Tij Mbretërore’. Ai e quan veten William Wales. Ai nuk dëshiron të bëjë evente mbretërore”. /Insajderi.com