Të rrethuar nga policia nga çdo anë, protestuesit në Hong Kong përpiqen të largohen edhe përmes kanalizimeve

Të rrethuar nga policia nga çdo anë, protestuesit në Hong Kong përpiqen të largohen edhe përmes kanalizimeve

Disa nga protestuesit e fundit që kanë mbetur në një universitet të rrethuar në Hong Kong janë përpjekur të shpëtojnë dhe të shmangin policinë duke u zvarritur nëpër kanalizime.

Dhe sipas BBC, përcjell Telegrafi, qindra protestues tashmë janë larguar nga PolyU por dhjetëra mbeten brenda.

Kampusi – skena e disa prej përplasjeve më të mëdha të dëshmuara gjatë muajve të protestave antiqeveritare – është e rrethuar nga policia që po arreston “të rebeluarit”.

Kështu, bëhet e ditur se gjashtë persona u arrestuan të mërkurën për një përpjekje arratisjeje përmes kanalizimeve.

Grupi përfshinte dy burra që po ngjiteshin nga një kullues nëntokësor dhe katër të tjerë – tre burra dhe një grua – të cilët kishin hequr një mbulesë pusi dhe ulën një litar në kullues për t’i ndihmuar ata, tha policia.

“Ishte e ndërlikuar dhe errët atje, unë doja të kthehesha në shtëpi sa më shpejt të ishte e mundur”, ka thënë një i ri i cili pa sukses bëri një arratisje të kanalizimeve i tha BBC Kineze. “Por, si tjetër mund të largoheshim nga kampusi i PolyU?”.

Rrethimi katër ditor i kampusit në Universitetin PolyU – Universiteti Politeknik i Hong Kongut – ka qenë një nga konfrontimet më dramatike në lëvizjen më të gjerë të protestës që ka paralizuar qytetin për më shumë se pesë muaj.

Protestat filluan pasi qeveria planifikoi të miratojë një projekt-ligj që do të lejojë që të dyshuarit të ekstradohen në territorin e Kinës.

Projekt-ligji u tërhoq përfundimisht, por demonstratat vazhduan, pasi kishin evoluar në një protestë më të gjerë kundër brutalitetit të pretenduar të policisë, dhe mënyrën se si administrohet ish-kolonia britanike nga Pekini.