"Të shkojnë në Gjermani, për të fituar para" – shqiptari i dërgon djemtë në kurs të gjuhës

Të shkosh në kurs për t’u bërë azilkërkues

Ismail Çerpia i ka dërguar dy djemtë e tij, 15 dhe 19 vjeçar, në një kurs të gjermanisht, me qëllim që të mësojnë gjuhën dhe pastaj të emigrojnë në Gjermani. Ai po përgatit paraprakisht fëmijët e tij që të bëhen "azilkërkues të denjë".

Të shkosh në kurs për t’u bërë azilkërkues
Burimi i fotografisë: Der Spiegel

Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” ka bërë një reportazh për shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria që u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani, dhe përpjekjet e tyre për të gjetur punë në shtetet e tyre.

“Der Spiegel” shkruan për vështirësitë e shqiptarëve për të gjetur punë në Kosovë dhe Shqipëri, dhe ëndrrën e tyre për të emigruar në Gjermani.

Ismail Çerpia është një 48 vjeçar nga Shqipëria, i cili ka ëndërruar gjithmonë që të punonte në Gjermani, shkruan “Der Spiege”, por ai nuk ka edukim të lartë, e nuk flet fare gjermanisht.

Mirëpo, Çerpia tani i ka dërguar dy djemtë e tij, 15 dhe 19 vjeçar, në një kurs të gjermanisht, me qëllim që të mësojnë gjuhën dhe pastaj të emigrojnë në Gjermani. Ai po përgatit paraprakisht fëmijët e tij që të bëhen “azilkërkues të denjë”.

“Ata kanë qëllim që të shkojnë në Gjermani dhe të fitojnë shuam para”, thotë Ismail Çerpia për gazetën gjermane.

48-vjeçari shqiptar nuk ka shpresa në sistemin shqiptar të punës, njofton Gazeta Online Insajderi.

“Në Shqipëri do të na duhen disa gjenerata, derisa shteti të ketë punë të mjaftueshme për të gjithë”, ka thënë Çerpia.

78 mijë shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani gjatë vitit 2015. /Insajderi.com