fbpx

Të shtëna armësh, bllokohet një qendër tregtare në Los Anxhelos

Të shtëna armësh, bllokohet një qendër tregtare në Los Anxhelos

Policia në Los Anxhelos është duke iu përgjigjur raporteve për të shtëna armësh në Westfield Century City Mall.

Qendra tregtare e vendosur në Bulevardin Santa Monica u vendos në bllokadë këtë pasdite.

Ka qenë policia ajo që ka raportuar se vetëm pas orës 13:00 lokale oficerët nga Divizioni West LA u përgjigjën thirrjeve për ‘të shtëna aktive’ në qendrën tregtare rreth orës 12:30.

“Ne kemi oficerë në skenë që po e pastrojnë terrenin, por në këtë kohë nuk kemi dëshmi për vrasje apo viktima”.

Ndërsa pamjet nga ajër tregojnë një prani të rëndë të policisë në zonë, të cilat shumë automjete patrullimi të shënuara janë parkuar jashtë qendrës.