Të shtëna me armë afër Shërbimit Rus të Sigurisë – ka të vdekur

Të shtëna me armë afër Shërbimit Rus të Sigurisë – ka të vdekur

Tre persona janë vrarë gjatë të shtënave në Moskën qendrore të enjten mbrëma afër selisë së shërbimit rus të sigurisë FSB, ka raportuar gazeta ruse “Izvestia”, duke cituar një burim.

Një dëshmitar i ka thënë Reutersit të ketë dëgjuar të shtëna armësh në të njëjtën zonë dhe video të shpërndara në mediat sociale paraqesin shumë policë dhe njerëz që ikin nga zona.

Një person që shtiu me armë zjarri në Moskën qendrore afër ndërtesës së FSB-së është “neutralizuar” dhe tani po bëhet identifikimi i tij, kanë thënë zyrtarë të sigurisë për INTERFAX-in.