Të shtëna me armë zjarri gjatë një feste, 13 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri gjatë një feste, 13 të plagosur

Të paktën 13 persona janë plagosur si pasojë e disa të shtënave gjatë një feste në një shtëpi në Chicago, mëngjesin e sotëm.

Personat e plagosur janë të moshave 16 deri në 48 vjeç ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht disa persona patën mosmarrëveshje ku situata përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia arrestoi dy të dyshuar, ku njëri prej tyre është i plagosur.

Njërit prej tyre iu gjet një armë.

Autoritetet po hetojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.