Të shtëna me armë zjarri në Breg të Diellit

Të shtëna me armë zjarri në Breg të Diellit

Në lagjen Bregu i Diellit, gjatë pasdites së sotshme me datë 07.10.2020 ka pasur të shtëna me armë zjarri, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në njoftimin e policisë thuhet së të shtënat kanë ndodhur në orën 17:10, në rrugën ‘Xheladin Hana’, ku persona të dyshuar me vetura në lëvizje kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Aktualisht, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe për informacione shtesë do të njoftojë më kohë./Insajderi.com