Të shtëna me armë zjarri në Pejë, një person ka mbetur i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, një person ka mbetur i plagosur

Ka pasur të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Pejë, në rrugën “Fehmi Agani” me ç’rast një person ka mbetur I plagosur, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi I Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku thuhet “Rreth orës 22:40 në rrugën ‘Fehmi Agani’ ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendngjarje policia ka kuptuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali ku është plagosur një person. Ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë. Sipas mjekëve kujdestar gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje janë policia, njësitet e tjera relevante. Rasti po hetohet nga prokurori i rastit”./Insajderi.com