Të shtëna me armë zjarri në stacionin e autobusëve në Pejë – Policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në stacionin e autobusëve në Pejë – Policia jep detaje

Një person është arrestuar mëngjesin e së shtunës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në Stacionin e Autobusëve në Pejë.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Rastin për Insajderi-n e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 9:50 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri te Stacioni i Autobusëve. Menjëherë ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë arrestuar një person që dyshohet se ka shtënë me armë. Nuk ka të lënduar”, tha Fadil Gashi, toger i policisë në Pejë./Insajderi.com