Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive të dobëta që ndodhi sonte në një lokal në zonën e Zall Herrit në Tiranë, njofton Insajderi.

Sipas Policisë së Shtetit, 34-vjeçari K.B. gjatë një konflikti plagosi me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26-vjeç dhe goditi me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një revole./Insajderi.com