
Një person është vrarë sonte rreth orës 21:30 në lagjen Veternik të Prishtinës.
Disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi në lagjen Veternik, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur, raporton Insajderi.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore të cilat po merren me hetimin e rastit.