Të shtëna para sinagogës: Dy të vrarë, arrestohet i dyshuari

Gazeta gjermane Mitteldeutsche Zeitung ka raportuar se në afërsi të varrezave të hebrenjve dhe sinagogës në qytetin gjerman Hale ka pasur të shtëna nga armët e zjarrit.

Të shtëna  para sinagogës: Dy të vrarë, arrestohet i dyshuari

Policia ka konfirmuar se dy persona janë vrarë.

Një sulmuesi i cili ishte në arrati është arrestuar dhe po kërkohen edhe sulmuesit tjerë, pretendohet në kumtesën e policisë.

Sipas informatave të para, është gjuajtur edhe një granatë dore në varrezat e hebrenjve.

Sulmi ka ndodhur gjatë festës më të shenjtë të hebrenjve Jom Kipura.

Policia ka bërë thirrje për qytetarët të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa hekurudha gjermane e ka mbyllur stacionin e afërt të trenit./Insajderi.com.