Të shtunën e dielën mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë

Të shtunën e dielën mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë

Të shtunën dhe të dielën do të mbyllet për qarkullim aksi rrugor Radavc-Kullë, për shkak se do të zhvillohen garat automobilistike në disiplinën malorë “Kulla2017”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, qarkullimi do të mbyllet nga ora 10:00 deri ën 18:00, pasi që të shtunën do të ketë stërvitje, ndërsa të dielën do të zhvillohet gara.

“Andaj njoftohen të gjithë qytetarët që në intervalin kohorë të cekur me lartë të reduktojnë qarkullimin në aksin rrugor Pejë – Kullë”, thuhet në njoftimin e policisë.