
Kurrë nuk e dini sa të fortë janë dhëmbët tuaj deri në momentin që ata nuk janë më.
E kështu, modelja Ashley Graham pësoi një incident dentar teksa po kafshonte një biskotë që i kishte përgatitur mamaja.
Dhe natyrisht, përse të mos kapitalizonte edhe në këtë ngjarje dhe modelja postoi të gjithën në llogarinë e saj në Instagram.
“Bravo nënës sime, që i bën biskotat më të mira në botë dhe që pastaj i fut në frigorifer…dhe vajza e saj thyen dhëmbin”, thotë ajo në videon që ndau në llogarinë e saj në Instagram.
Ndërkohë, modelja ka qëndruar në vetë izolim në shtëpinë e saj në Nebraska, së bashku më nënën e saj, bashkëshortin Justin Ervin dhe djalin 5 muajsh, Isaac. /Insajderi.com