Të vërtetat e hidhura të lidhjes së Katy Perry dhe Russell Brand dalin në shesh

Të vërtetat e hidhura të lidhjes së Katy Perry dhe Russell Brand dalin në shesh

Martesa e vështirë e këtij çifti përfundoi në vitin 2012, pas një viti martesë. Mirëpo ky vendim tronditi shumë adhurues. Ende sot e kësaj dite, mbetet pyetja se çka ndodhi me të vërtetë mes këtij çifti.

Ajo që dihet është që Katy dhe Russell u takuan në VMA në vitin 2009 dhe në tetor të këtij viti ata e shpallën publikisht lidhjen e tyre, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Tre muaj më vonë, në një udhëtim në Indi, komediani i propozoi martesë Katy-t. Ata u kurorëzuan në një ceremoni Hindu në tetor të vitit 2010, por romaca e tyre përfundoi po aq shpejt sa edhe filloi.  Në fund të vitit 2011 pyetjet e shumta për lidhjen e tyre dhe presioni medial arriti kulmin dhe ata u ndanë.

Thuhet se Russell u nda nga Katy përmes një mesazhi ku ai I kërkonte divorcin, gjatë natës së vitit të ri.

“Ai është një burrë i menqur, magjik dhe unë e dashuroja atë kur u martuam, por unë nuk kam folur me të, prej kur ai përmes një mesazhi më njoftoi vendimin për divorc, natën e 31 dhjetorit 2011”, thotë Perry./Insajderi.com