TEB Bank krenohet me idenë e kopjuar që “befasoi” futbollistët e Kosovës

TEB Bank krenohet me idenë e kopjuar që “befasoi” futbollistët e Kosovës

Një video në të cilën shihet sesi i është përgaditur një befasi ekipit të kombëtares së Kosovës në futboll, ka bërë tashmë xhiron nëpër internet duke u vlerësuar për origjinalitetin por në fakt, e gjithë befasia e organizuar nga sponsori kryesor i kombëtares është e vjedhur.

TEB Banka, si sponsor zyrtar i kombëtares së Kosovës në futboll i ka organizuar një befasi lojëtarëve të cilët i kanë dërguar për të dëgjuar një koncert me muzikë klasike.

Pasi përfundohet luajtja e një vepre klasike dhe futbollistët shihen të jenë të mërzitur nga koncerti, fillon të luhet një pjesë e vogël muzikore nga kënga “Besa Besë”.

Në një moment një nga personat në audiencë qohet në këmbë dhe fillon të këndoj, “besa besë, besën ta kam dhënë” i ndjekur nga të tjerë anëtarë të fansave “Dardanët”të cilët në fund qohen në këmbë duke brohoritur për ekipin e Kosovës me shallët e ekipit.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FBankaTEB%2Fvideos%2F1261154450621005%2F&show_text=0&width=560″/]

Por në fakt krejt ky skenar është i kopjuar nga një tjetër befasi që i është bërë një ekipi i basketbollit në Turqi “Anadolu Efes”një nga ekipet më të sukseshme në Turqi në vitin 2013.

I vetmi dallim është se në befasinë e organizuar nga birra Efes si sponsor zyrtar i klubit turk dhe befasisë së organizuara nga banka turke për kombëtaren kosovare është angazhimi profesional dhe logjistik për realizimin e saj.

Efes ka përdorur një kamera të fshehur dhe ka angazhuar 540 persona si statistë. Bashkë me ekipin tjetër dhe orkestrën numri i personave të angazhuar në këtë befasi arrin në 750 persona.

E banka TEB, si ka shkruar vet në faqen e saj, kanë angazhuar 300 persona.

Organizimet për këtë ide të  kopjuar sipas TEB Bankës, kanë marrë rreth një muaj kohë, ndërsa në të janë angazhuar tifoz të vërtetë, muzicient e kengëtar profesionist, njerëz të profileve të ndryshme dhe staf i Bankës./Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F2213859592173192%2F&show_text=0&width=560″/]