Teknika bizare e masazhit përmes kafshimit

Teknika bizare e masazhit përmes kafshimit

Një masazhiste e famshme që kafshonte pacientët e saj ka bërë që shikuesit e emisionit Morning të mbajnë kokën me duar kur panë demonstrimin e drejtpërdrejtë të teknikës bizare.

Dorothy Stein, 48 vjeçe, nga New Jersey – e njohur me nofkën Dr Dot – pohon se kafshimi ka një efekt ‘zbutës’.

Modelja Bobby tha se metoda fillimisht dukej e mirë, por filloi të trullosej kur Dr Dot aplikoi më shumë presion me dhëmbët e saj.

Në një moment, masazhistja madje e demonstroi teknikën e saj në prezantuesin Eamonn Holmes, i cili pastaj bëri shaka me gruan e tij me të cilën moderon bashkë emisionin. ‘Ruth e bëri këtë!’, tha ai.

Edhe komentet në Tuiter kanë qenë kryesisht negative. „Çfarë po ndodh me botën“, ka shkruar një prej tyre./Insajderi