Teksasi nga 10 marsi largon të gjitha kufizimet e Coronavirusit

Teksasi nga 10 marsi largon të gjitha kufizimet e Coronavirusit

Kufizimet e Coronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin amerikan të Teksasit planifikohen të hiqen më 10 mars, transmeton Insajderi.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot, njoftoi se në mbarë shtetin do të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës dhe se do të lejojnë funksionimin e bizneseve me kapacitet të plotë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se kufizimet do të përfundojnë më 10 mars.

“Shumë banorë të Teksasit vuajtën në aspektin e punësimit për shkak të pandemisë. Pronarët e bizneseve të vogla patën vështirësi të paguanin faturat e tyre. Kjo duhet të përfundojë, tashmë ka ardhur koha që të hapim Teksasin 100 për qind”, u shpreh ai.

Në lidhje me heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës, Abbot tha se kjo nuk do të përfundojë përgjegjësinë personale.

Në SHBA, edhe shtetet Michigan, Mississippi dhe Louisiana njoftuan heqjen e kufizimeve COVID-19 në vendet e mbyllura publike.

Teksas pas Kalifornisë është shteti me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19, respektivisht me 2.672.266 raste të regjistruara deri më tani. /Insajderi.com