Telashe te PSG-ja, francezët kërkojnë Mourinhon dhe këtë trajner

Telashe te PSG-ja, francezët kërkojnë Mourinhon dhe këtë trajner

Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri shihen si trajnerë të mundshëm i PSG-së, pas telasheve të fundit të Neymarit me trajnerin Unai Emery.

Por, kjo formë e jashtëzakonshme e klubit, mund të mos jetë e mjaftueshme për t’i shpëtuar punën trajnerit Unai Emery, shkruan Insajderi.

Përkundër startit të frikshëm këtë edicion, marrëdhëniet e trajnerit aktual, Emery, me yllin më të madh të skuadrës, Neymar, kanë bërë që të konsiderohet e ardhmja e spanjollit te klubi.

Skuadra e Paris Saint-Germain, ka shënuar 16 fitore, dy barazime dhe nuk ka asnjë humbje, derisa ka realizuar 71 gola dhe ka pranuar 10 këtë edicion.

Sidoqoftë, ndikimi i Neymarit te klubi duket të jetë tejet i madh, pasi ai nuk është i kënaqur me trajnerin.

Emery së fundmi i komentoi marrëdhëniet e tij me Neymarin, ku tha se për të, më e rëndësishmja është ajo çfarë ndodh në fushën e lojës.

“Për mua, çfarë ndodh në fushë është gjëja më e rëndësishme. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh jashtë saj”, tha Emery.

Pozita e spanjollit te klubi mund të rrezikohet seriozisht në rast se nuk arrihet sukses në Ligën e Kampionëve.

Si zëvendësues të mundshëm të tij, parisienët kanë identifikuar trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, dhe italianin e Juventusit, Massimiliano Allegri.

Mourinho së fundmi pati një mosmarrëveshje me pronarin Ed Woodward, derisa nuk i ka hedhur poshtë mundësitë e largimit nga “Old Trafford”.

Muajin e kaluar, portugeyi tha se është i sigurt se nuk do ta përfundojë karrierën me ‘Djajtë e Kuq’. /Insajderi