fbpx

Telashe të reja për eurozonë – asgjë nuk shkon sipas planit

Inflacioni në 19 vende të eurozonës ka rënë në janar në 1,4 për qind në krahasim me 1,6 për qind në dhjetor, ka kumtuar agjencia evropiane për statistika Eurostat.

Telashe të reja për eurozonë – asgjë nuk shkon sipas planit

Kjo shënon rënie e mëtutjeshme e inflacionit në raport me qëllimin e Bankës Evropiane që ai të jetë rreth 2 për qind, gjë që konsideron më të shëndoshë për ekonominë. Kjo rënie mund të jetë shenjë potenciale e dobësisë ekonomike për rajon e goditur me shumë sfida, prej Brexitit deri te kontestet rreth tregtisë ndërkombëtare, pretendon agjencia AP.

Çmimet e ulëta paraqesin paralajmërim për ekonominë – ndoshta kompanitë nuk kanë vetëbesim të mjaftueshëm t’i rrisin çmimet e tyre të prodhimit apo të punësuarit nuk kanë fuqi të mjaftueshme të negociojnë për rroga më të larta, gjë që mund të ndikojë në rritje të çmimeve konsumuese.

Brenga më e madhe për Bankën Qendrore Evropiane tani është shëndeti i ekonomisë në eurozonë, e jo inflacioni mujor. Ekonomia e eurozonës mezi po shënon rritje gjatë këtij tremujori dhe  Banka Qendrore Evropiane tashmë ka paralajmëruar për rreziqe që mund të ngadalësohet edhe më tutje./Insajderi.com.