Telashet nuk kanë të ndalur për Johnny Depp: Dalin foto që dokumentojnë abuzimet me droga

Telashet nuk kanë të ndalur për Johnny Depp: Dalin foto që dokumentojnë abuzimet me droga

Johnny Depp në ditët e fundit është pothuajse në secilin lajm për shkak të gjyqit me të cilin po përballet për shkak të akuzave të ish gruas së tij Amber Heard.

Kanë dalë pamje të reja që mendohet të tregojnë problemet me tij me drogat dhe alkoolin.

Foto të bëra nga ish gruaja e tij, të sjellura në gjykatë paraqesin një tavolinë të mbushur me pilula, drogë dhe alkool. Katër vija që mendohet të jenë kokainë së bashku me një kartelë krediti shihen në njërën prej fotove, raporton The Mirror, shkruan Insajderi.

Deep ka mohuar që këto foto të jenë të vërteta.

“Nëse do të ishin të miat, nuk do të i fotografoja,” ka thënë Deep.