Telefonat tanë ruajnë lokacionin e çdo udhëtimi

Telefonat tanë ruajnë lokacionin e çdo udhëtimi

Tani telefonat e juaj të mençur mbajnë një listë gjithëpërfshirëse të cdo vendi që keni vizituar ndonjëherë.

Pa marrë parasysh se a përdorni iOS apo Android, celularët kanë mundësinë për të regjistruar ndërrimin e lokacionit dhe pastaj të ruaj të gjitha informacionet.

Të dhënat e ruajtura mund të jenë një mënyrë shumë e mirë për të kujtuar vetes se cilin vend e keni vizituar, apo datën e saktë kur keni shkuar në ndonjë udhëtim të caktuar.

Google ndoshta ka mënyrën më të mirë për të parë të gjithë informacionin në “Your Timeline Page”, e cila dikur quhej “Location History”. Ju mund të klikoni në telefonin tuaj dhe të shihni një hartë e cila tregon të gjithë lokacionet që ju keni vizituar ndonjëherë.

Nëse ju jeni përdorues të Android-it, atëherë për të shikuar lokacionet e vizituara ju mund të përdorni vetëm telefonin tuaj. Telefonat iOS kanë nevojë për një aplikacion – aplikacioni i Google për shembull, mund të gjurmojë vendndodhjen tuaj dhe të dërgojë atë në Google derisa qëndron në prapa vi.

Google gjithashtu e bën të lehtë të fikni informacionin e vendndodhjes dhe të fshini të gjitha apo disa pjesë specifike të informacioneve të cilat i ka ruajtur, raporton gazeta The independent.

Për të fikur fare ruajtjen e informacioneve, ju mund të hapni llogarinë tuaj në Google dhe të fikësh në “Location History”.