“Telefonuan duke qarë…” Mirush Kabashi rrëfen se si e pritën familja lajmin për vdekjen e tij

“Telefonuan duke qarë…” Mirush Kabashi rrëfen se si e pritën familja lajmin për vdekjen e tij

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, ka folur për herë të parë publikisht pas lajmeve të pavërteta për vdekjen e tij, shkruan Insajderi.

Në një intervistë për “TV Klan”, aktori ka treguar si e pritën lajmin familja e tij së bashku me atë.

Kabashi u shpreh se ka qenë keqkuptim nga një titull i një gazete mbi ceremoninë e homazheve për vdekjen e Pirro Manit ku si nëntitull kishin vendosur “Artisti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit…në kuptimin të Pirro Manit”, e kjo fjali ka lënë të kuptohet sikurse të ketë vdekur Mirushi.

Ndërsa, aktori tha që e ka marrë me sportivitet dhe i ka falur, duke thënë se mediat duhet të kenë kujdes me këto gjëra sepse janë të pafalshme.

Ai deklaroi se, “Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin”.

Mirushi rrëfeu si e kishin marrë në telefon të afërm duke u shprehur se kanë “qarë” pas lajmit të hidhur, por më pas “qanë” edhe nga gëzimi që ai ishte gjallë.

Derisa ai shtoi, “Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publik. Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”.

Kujtojmë se Mirushi është një fitues i çmimit “Artist i Merituar i Shqipërisë”. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në foto lëvizëse. /Insajderi.com