Televizioni publik amerikan përjashton një nga gazetarët kryesorë: Gënjeu se u hakua në Twitter

Lajmi erdhi në ditën e njëjtë që veteran ishte caktuar të jetë moderator i debatit të dytë në mes të Donald Trump e Joe Biden.

Televizioni publik amerikan përjashton një nga gazetarët kryesorë: Gënjeu se u hakua në Twitter

Televizioni Publik Amerikan C-SPAN ka përjashtuar redaktorin e politikës pasi ai e pranoi se ka gënjyer kur ka deklaruar se i është hakuar llogaria në Twitter javën e kaluar.

Steve Scully, që po përgatitej të moderonte debatin presidencial të kësaj jave para se të anulohej, ishte hetuar tek kërkonte këshilla nga një ish-këshilltar i Trump-it.

Kur ajo çfarë kishte shkruar në Twitter filloi të cilësohej kontroverse, ai doli me arsyetimin se është hakuar.

Në një deklaratë kërkim faljeje, Scully tha se me veprimin e tij ka dëshpëruar kolegët prandaj “kërkoj faljen e tyre”.

Lajmi erdhi në ditën e njëjtë që veteran ishte caktuar të jetë moderator i debatit të dytë në mes të Donald Trump e Joe Biden.

Më pas eventi u anulua, pasi Trump refuzoi të merrte pjesë në një debat virtual.