Temperaturat deri në 27 gradë Celsius sot në Kosovë

Temperaturat deri në 27 gradë Celsius sot në Kosovë

Mot i nxehtë pritet të mbajë sot në vend, njofton Insajderi.

Dita e diel do të fillojë me diell, por në pjesën e dytë të ditës parashihen zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndër 25 dhe 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes. /Insajderi.com