Temperaturat deri në 36 gradë Celsius sot në Kosovë

Temperaturat deri në 36 gradë Celsius sot në Kosovë

Mot i nxehtë dhe me temperature të larta do të mbajë edhe gjatë së martës së 27 korrikut në Kosovë, njofton Insajderi.

Sikurse dita e sotme, e gjithë java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënojë vlera të larta, prandaj IHMK apelon që kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (sidomos në periudhën kohore prej 10:00-17:00). /Insajderi.com