“Tenderi për Stadiumin Kombëtar të Kosovës është dhënë në mënyrë të dyshimtë”

“Tenderi për Stadiumin Kombëtar të Kosovës është dhënë në mënyrë të dyshimtë”

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK), ka reaguar sot në lidhje me  dhënien e tenderit për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, shkruan Insajderi.

Ata kanë akuzuar Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS) për dhënien e tenderit në mënyrë të parregullt dhe jo transparente kompanisë turke, Tabanlioglu.

Projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar u prezantua muajin e kaluar në Muzeun e Kosovës, nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i PDK-së, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe ministri i MRKS-së, Kujtim Gashi, për më shumë lexoni në Insporti.com.