Tenori i famshëm shqiptar ishte ushtar i UÇK-së

Për dikë mund të jetë e pabesueshme por ai ka bërë krahasimin e fotografive kur ishte ushtar në UÇK dhe tani i veshur si ushtarë gjatë performancës së tij në Barcelonë, shkruan Insajderi.

Tenori i famshëm shqiptar ishte ushtar i UÇK-së

Tenori shqiptar Ramë Lahaj, sot ka publikuar një fotografi me #20yearschallenge. Për dikë mund të jetë e pabesueshme por ai ka bërë krahasimin e fotografive kur ishte ushtar në UÇK dhe tani i veshur si ushtarë gjatë performancës së tij në Barcelonë, shkruan Insajderi.

“20 vjet ndryshim.
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.”, ka shkruar tenori Lahaj.

Rikujtojmë se Ramë Lahaj, është një prej tenorëve më të suksesshëm shqiptarë  në skenat botërore./ Insajderi.com