Tenori i njohur akuzohet për ngacmime seksuale

Tenori i njohur akuzohet për ngacmime seksuale

Legjenda e operës, Placido Domingo, është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale ndaj disa grave gjatë viteve.

Gratë që po e akuzojnë atë, thonë se ai i ka ndëshkuar profesionalisht kur ato kanë refuzuar sjelljet e tij.

Associated Press njofton se shumë këngëtare dhe valltare ankohen se janë ngacmuar seksualisht nga Domingo, i cili vlerësohet si një nga këngëtarët më të mëdhenj operistikë të të gjitha kohërave.

Akuzueset thonë se disa nga veprimet e tenorit 78-vjeçar kanë ndodhur në kompanitë e ndryshme operistike, ku ai ka mbajtur poste të larta drejtuese.

Domingo ka mohuar akuzat.