Tensione, britma dhe kërcënime – seancë e tensionuar në Kuvendin e Prizrenit me Mytaher Haskukajn

Tensione, britma dhe kërcënime – seancë e tensionuar në Kuvendin e Prizrenit me Mytaher Haskukajn

Situatë e tensionuar ka qenë seanca e djeshme e Kuvendit të Prizrenit, ku ka pasur përplasje, tensione dhe kërcënime.

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka qenë mjaftë i ashpër në fjalimin e tij ashtu si dhe dy asamblistët, Xhavit Ukaj dhe Baldedaj. Ky i fundit dëgjohet teksa me zë tejet të lartë i drejtohej Haskukajt.

Ukaj dëgjohet duke e kërcënuar Haskukajn. I thotë se me të mund të merret privatisht.

“… Përderisa nuk e respektoni marrëveshjen keni me pasur probleme dhe ta keni me dije. Besa edhe private, ama kur dalim tek private [probleme v.j] asnjëri nuk mundeni me dalë këtu, maje mend. Kur të kalojë në private atëherë e shihni se ki me e pas problem me ardh këtu”, ka thënë ai.

Në anën tjetër nga fjalimi i Haskukajt, i nervozuar shfaqet asamblisti Baldedaj.

“Atë njerëz që po bërtasin këtu është dashur me qenë në burg, mos me pas kapje të shtetit dhe të institucioneve”, ka thënë Haskukaj.

Asamblisti Baldedaj i nervozuar është ngritur nga ulësja e tij duke replikuar me Haskukajn.

Baldedaj: Mos bë me gisht. A ke të drejtë me ma bë me gisht

Haskukaj: Po kam drejtë

Baldedaj: Vetëm fëmijëve tu ke të drejtë.

https://www.facebook.com/watch/?v=468526730593925