Tensione gjatë peshimeve zyrtare në mes të Alavarez dhe Jacobs

Tensione gjatë peshimeve zyrtare në mes të Alavarez dhe Jacobs

Maji është muaj kur kontestohen disa tituj botërorë dhe evropianë në boks, mirëpo, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fokusi është në vetëm një meç.

Të shtunën mbrëma sipas kohës amerikane, që i bie të dielën në mëngjes sipas kohës sonë do të përballen Saul “Canelo” Alvarez dhe Daniel Jacobs, në T Mobile Arena, në Las Vegas për titujt botërorë në versionet IBF, WBA dhe WBC në kategorinë e mesme, shkruan Insporti.com.