Tensione midis qytetarëve në Kamenicë dhe policisë – përdoret sprej

Tensione midis qytetarëve në Kamenicë dhe policisë – përdoret sprej

Banorët e fshatit Shipashnicë e Poshtme në komunën e Kamenicës kanë bllokuar derën e hyrjes së një shkolle me qëllim për mos t’i lënë zyrtarët komunalë që të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë.

Kjo ka bërë që të ketë situatë të tensionuar midis këtyre banorëve dhe policisë, madje këta të fundit kanë përdorur edhe sprej për të futur situatën nën kontroll.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se spreji është përdorur pasi rreth 50 banorë të fshatit, në shenjë pakënaqësie kanë sulmuar zyrtarët komunalë.

“Ju njoftojmë se më 23 maj 2021 te shkolla fillore në fshatin Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë, banorët e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qëllim për mos t’i lënë zyrtarët komunal që të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë. Në vendin e ngjarjes janë tri patrolla policore të PK-së, mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banorë të fshatit në shenjë pakënaqësie ku me këtë rast janë sulmuar zyrtarët komunalë, për ta futur situatën nën kontroll është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtarëve policorë. Për ngjarjet në vazhdim ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Hashani. /Insajderi.com