Tensione tek Arsenal – Ceballos dhe Nketiah përleshen para ndeshjes (VIDEO)

Tensione tek Arsenal – Ceballos dhe Nketiah përleshen para ndeshjes (VIDEO)

Sezoni i ri i Ligës Premier ka filluar me tensione tek ekipi i Arsenal-it, pasi një gjë e pahijshme dhe e befasishme ka ndodhur para fillimit të takimit.

Dani Ceballos dhe Eddie Nketiah janë përleshur mes vete gjatë nxemjeve të ekipit, para ndeshjes së Arsenal-it në udhëtim te Fulham-i, njofton Insajderi.

Mesfushori spanjoll, Ceballos dhe anglezi Nketiah kanë krijuar tension në nxehjen para ndeshjes, duke tentuar t’i qërojnë hesapet në mënyrë fizike.

Ceballos dhe Nketiah në dy raste u përplasen mes vete, pasi Ceballos, reagoi pas një ndërhyrje të sulmuesit anglez dhe vetëm ndërhyrja e bashkë lojtareve bëri që mos të ndodh diçka më e madhe.

Pas këtij rasti, trajneri Mikel Arteta, nuk ka bërë ndonjë reagim dhe as nuk ka komentuar mbi këtë ngjarje./Insajderi.com.